Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit të Bibliotekës Kombëtare

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në ceremoninë solemne me rastin shënimit të 80-vjetorit të Bibliotekës Kombëtare, e cila u mbajt sot në Prishtinë.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti, përfaqësues të tjerë institucionalë, drejtues të Bibliotekës Kombëtare, si dhe njerëz të tjerë të artit e të kulturës.

E në fjalën e tij, Kurti e quajti Bibliotekën Kombëtare si monument të fjalës së shkruar dhe dëshmi e gjallë e integritetit shqiptar.