Një dermatolog padit Ronaldon, portugezi thuhet se i ka borxh 50 mijë euro për botoks
Dermatologu britanik, Roshan Ravindran, vendosi të padisë Cristiano Ronaldon pasi i kishte borxh rreth 50 mijë euro për botoks.
Një nga yjet më të mëdhenj të futbollit të të gjitha kohërave thuhet se i ka borxh Dr. Roshan Ravindran, i cili e trajtoi disa herë gjatë kohës që luante për Manchester United.
Mjeku pretendon se Ronaldo i ka borxh 50 mijë euro dhe kërkon t’i marrë paratë e tij përmes gjykatës.
Ravindran është një dermatolog që ka dy klinika, një në Manchester dhe tjetra në Londër. Ai dyshohet se ka trajtuar jo vetëm Ronaldon, por edhe partneren e tij Georgina Rodriguez.
“Është një proces i vazhdueshëm dhe nuk dua të flas për pacientët e mi”, tha mjeku kur gazetarët britanikë e pyetën për rastin.
Gazetarët po spekulojnë se ka shumë gjasa që ai të ketë bërë trajtime me botoks para Euros në Gjermani për shkak të fotos së bërë në ndeshjen kundër Sllovenisë.
Ronaldo shpërtheu në lot pasi humbi penalltinë ndaj Sllovenisë dhe ky moment nuk i kishte ikur fotoreporterëve që ishin në ngjarje. Në bazë të saj, anglezët dolën në përfundim se kishte marrë një injeksion sepse, balli i tij ishte krejtësisht i sheshtë, pa asnjë rrudhë. /telegrafi
Cristiano Ronaldo was in tears after missing his penalty vs. Slovenia ë pic.twitter.com/AS0cmajv8R
— B/R Football (@brfootball) July 1, 2024