Enver Hoxhaj nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Tiranë
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” në Tiranë.
Mes shumë duartrokitjeve ai mori titullin “Doctor Honoris Causa”, i cili jepet për individë që kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm në fusha të caktuara, dhe që njihen për kontributet e tyre të rëndësishme.
Hoxhaj u shpreh falënderues për këtë nderim, që u mbajt në Kolegjin “Qiriazi” në kryeqytetin shqiptar.