Raportohet se granti i vëllait të Fitore Pacollit është anuluar

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ia ka anuluar grantin prej 100 mijë eurosh Blerim Pacollit, vëllait të deputetes së LVV-së, Fitore Pacollit.

Kështu të paktën raporton Periskopi, i cili i ka siguruar edhe dokumentin.

Aty thuhet se vendimi është marrë më 22 nëntor.

Po ashtu raportohet se granti iu anulua edhe këshilltarit të jashtëm të ministrit Faton Peci, Naim Huruglicës.

Dhënia e këtyre granteve kishte bërë goxha bujë, duke akuzuar të parin e MBPZHR-së për ndikim në dhënien e këtyre granteve.

Grant kishte përfituar edhe daja i Fitore Pacollit, Sylejman Islami, por të njëjtit i ishte anuluar ditë më parë.