Gashi thotë se kjo legjislaturë po shkon drejt fundit
Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, debatin e së hënës së ardhshme e ka quajtur si më të rëndësishmin deri tash, meqë, sipas tij, legjislatura po shkon drejt fundit.
“Do të ketë disa seanca, ajo që është më e rëndësishme është seanca e ditës së hënë ku do të diskutohet qeverisja 4 vjeçare e Albin Kurti dhe Vetëvendosjes. Aty do të jetë vëmendja kryesore, aty do të diskutohen veprimet e mos veprimet për 4 vjet dhe do të diskutohen masat dhe veprimet dëmtuese që qeveria 'Kurti' i ka bërë në këto 4 vjet”, tha Gashi.
I pyetur për dialogun me Serbinë, Gashi tha se nuk pret zhvillime në këtë proces, meqë vendi është drejt një procesi zgjedhor.