Genc Nuza delegohet për ndeshjen e grupeve në Ligën e Konferencës
Gjyqtarët nga Kosova vazhdojnë të marrin besimin e shtëpisë më të madhe evropiane të futbollit UEFA për ndeshje ndërkombëtare.
Edhe këtë mesjavë një gjyqtar nga Kosova do të ndajë drejtësinë në grupet e Ligës së Konferencës.
Në sfidën mes Basaksehirit dhe Petocubit, Genca Nuza do të jetë gjyqtari kryesor, derisa asistentët e tij janë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.
Eridon Podvorica është gjyqtar i katërt, ndërsa në VAR do të jenë dyshja Dardan Çaka dhe Visar Kastrati.