Përplasje e ashpër mes Santianës dhe Atillës për akuzat e Drenushës
Santiana dhe Atilla kanë pasur një përplasje gjatë emisionit Big Talk.
Dyshja u përballën kur ish-banorja e BBVK-së, i përmendi akuzat e tij për dhunë kundër Drenushës.
Diskutimi u nis fillimisht kur Santiana u pyet për lojën e Atillës brenda BBVK-së si dhe si e kishte parë si konkurrent.
“E di që ka qenë shumë i qetë edhe vërehet se është i mençur se përndryshe s’kishte me qenë manipulues pa qenë i mençur. Si personazh si karakter ka qenë shumë interesant, mos ta kish pas atë që e kemi pa të gjithë, edhe pse nuk e dimë se medalja i ka dy anë, unë besoj që kish me shku shumë larg”, u shpreh ajo.
Megjithatë, Atilla i reagoi menjëherë duke i thënë: “çka është ajo, po e hapim temën, cila është ajo që e ke pa ti”.
Santi më pas u përgjigj duke i kundërpërgjigjur për raportimet për dhunë ndaj Drenushës.
Atilla ia ktheu me një gjuhë të ashpër.
“Kompetencat e tua [cilat janë], çka ki të kryme përpos çejzit? Çka ki të kryme, kriminalistikë? Përpos çejzit që e ke në shtëpi?”, i tha Atilla Santit, derisa kjo e fundit më pas i reagoi menjëherë.