Gjatë qeverisjes së tij, Kurti thotë se bujqësia u mbështet nga partneriteti ndërkombëtar me 50 milionë euro

9.15 milionë euro është kostoja e projektit të Komisionit Evropian për modernizimin e sistemit të ujitjes në Radoniq dhe Dukagjin.

Aty u tha se qëllimi kryesor është modernizimi i sistemit të ujitjes së tokave bujqësore, duke kontribuuar drejtpërdrejt në zhvillimin e sektorit bujqësor.

“Ky projekt është dëshmi dhe rezultat i raportit të shëndosh me partnerët tanë, pasi vetëm gjatë qeverisjes sonë në sektorin e bujqësisë vlera e mbështetjes nga partneritetet ndërkombëtare është 50 milionë euro. Të investosh në rehabilitim të ujitjes, do të thotë që mbi 11 mijë hektarëve të tokave bujqësore, t’ua mundësosh rritjen e efikasitetit të menaxhimit të tokave. Njëherësh përmes këtij projekti, funksionalizohet sistemi i ujitjes së Dukagjinit, i cili aktualisht është jashtë përdorimit”, u shpreh Kurti, raporton Ekonomia Online.