Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax në Kanada, është takuar me deputeten britanike, Alicia Kearns.

“Gjithnjë kënaqësi të takoj miken e madhe të Kosovës, Alicia Kearns, kësaj radhe në Forumin Ndërkombëtar për Sigurinë në Halifax”, shkroi Osmani në Facebook.