Rama: Për viktimat e dhunës në familje krijuam programe të veçanta për mbrojtje dhe mbështetje financiare
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Komuna ka krijuar programe të veçanta për mbrojtje dhe mbështetje financiare për viktimat e dhunës në familje.
Sipas Ramës, kjo bëhet në kuadër të Drejtorisë për Mirëqenie Sociale të Kryeqytetit.
“Për viktimat e dhunës në familje kemi krijuar programe të veçanta për mbrojtje dhe mbështetje financiare. Këshillime psiko-sociale, udhëzime ligjore dhe strehim të sigurt – të gjitha ofrohen nga Drejtoria për Mirëqenie Sociale e Kryeqytetit, për një fillim të ri’’, shkroi Rama.
Krejt kjo në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.