Çka bisedoi Peci me Kurtin?
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook e ka publikuar një fotografi bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Duket se Peci dhe Kurti janë në bisedë të thellë me njëri-tjetrin, por nuk jepet ndonjë detaj rreth asaj se çka kanë folur ata mes vete.
Ajo se çka dihet deri më tani është se të dy kanë marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve për të modernizuar dhe përmirësuar Sistemin e Ujitjes në Radoniq dhe Dukagjin, aktivitet që u zhvillua nga ora 11:00.