Ujësjellësi në Mitrovicë, thirrje konsumatorëve t’i paguajnë faturat rregullisht

Kompania rajonale e ujësjellësit “Mitrovica” u ka bërë thirrje konsumatorëve t’i paguajnë faturat rregullisht.

KRU “Mitrovica” ka thënë se pagesa e rregullt e faturave është obligim moral e qytetar.

“Pagesa e rregullt e faturave të ujit është obligim ligjor, moral e qytetar e cila pagesë na mundëson neve si kompani të kryejmë obligimet tona ndaj furnitorëve tanë në njërën anë, por edhe ofrimin e shërbimeve cilësore ndaj jush në anën tjetër”, thuhet në njoftim.

Tutje u bëhet thirrje të gjithë konsumatorëve, të cilët nuk i kanë kryer obligimet e tyre ndaj ujësjellësit që të njëjtën ta bëjnë sa për parë, në mënyrë që të evitohet shkyçja e tyre nga rrjeti i furnizimit me ujë të pijshëm.

“Shlyerja e borxheve mund të bëhet edhe përmes formës së riprogramimit të borxhit për periudha më të gjata kohore dhe aplikohet në rastet kur konsumatori ka borxh të akumuluar”, thuhet tutje në njoftim.

KRU “Mitrovica” i ka njoftuar konsumatorët se pagesat mund t’i bëjnë në pikat e tyre të arkëtimit, por edhe në “IFJB FINSER”, “Posta e Kosovës”, “Capital”, “IBAS”, Vllesa” dhe “Moneta”.