Ministrja Hajdari thotë se janë tenderuar 10.3 milionë euro për parqet industriale
Gjatë përurimit të punimeve ndërtimore në parkun industrial të përgjithshëm “Drenas 2”, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë, Rozeta Hajdari, theksoi rëndësinë e përurimit të këtij parku, që sipas saj ka për qëllim zgjerimin e hapësirës të drejtë, të adaptueshëm dhe konkurrues dhe me orientim në inovacion.
“Ky park industrial që e kemi përballë parkut industrial 1 është një gëzim dhe për bizneset që kanë nevojë për tu rritur dhe për t'u zgjeruar, sepse kur filluam me parkun industrial 1. Për 6 muajt e parë kemi tenderuar 10. 3 milionë euro për parkun industrial në Lipjan në Rahovec, Mitrovicë, Podujevë dhe presim sa më herët të tenderojmë edhe inkubatorin në Pejë edhe ky po ashtu prej 3.5 milionë eurove që është post 10.3 milionë euro dhe presim që sa më shpejt të marrim edhe përgjigjet nga procedurat e OSHP-së…”, tha Hajdari.