FSK-ja realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) njofton se në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura Turke (FAT) është realizuar “Trajnimi i Sistemit të Armëve SARP’’.

“Ky trajnim kishte qëllim përfitimin e njohurive teorike dhe praktike të përdorimit të sistemit të avancuar të armëve SARP. Instruktorët nga FAT-i po japin kontribut të çmuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale për FSK-në”, njofton FSK-ja. /Zëri