Bërnabiqi e shan me nënë deputetin serb, ofendimi u filmua drejtpërdrejt në seancë
Një incident i rëndë ka ndodhur para disa ditësh në Kuvendin e Serbisë.
Kryetarja e atij kuvendi, që më herët ishte kryeministre e Serbisë, Ana Bërbnabiq, ka ofenduar deputetin e Kuvendit dhe udhëheqësin e i Kryengritjes Ekologjike në Serbi, Aleksandar Jovanoviq, i njohur me nofkën “Cuta”.
Gjithçka nisi në momentin kur deputeti u afrua në vendin ku qëndron kryeparlamentarja serbe dhe e dorëzoi një fletë me notë protestuese kundër litiumit në Serbi.
Letra ku shkruhej "nuk do të gërmoni” duket se e ka nervozuar Bërnabiqin, e cila nuk kurseu fyerjet kundër deputetit serb.
Kryeparlamentarja serbe vërehet duke i sharë Cutën me nënë.
Këtë e ka konfirmuar edhe vet deputeti kur u ftua si mysafir në një emision.
“Më përzuri nga aty…më shau me nënë”, tha ai.