“16 Ditët e Aktivizmit”, fillon sot fushata kundër dhunës me bazë gjinore
Sot, nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë, fillon fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.
Për nder të kësaj ngjarjeje do të organizohen disa aktivitete.
Nga ora 08:50 ora e parë e mësimit në gjimnazin shoqëror “Ahmet Gashi” në Prishtinë do t’i kushtohet kësaj teme.
Aty do të marrin pjesë ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
E aktivitetet do të përmbyllen në orën 18:15, ku do të bëhet edhe shënimi i kësaj fushate.
Aty do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ky aktivitet do të zhvillohet në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës.
Aktivitetet e tjera:
10:00 – Klinika Mobile për Komunitetet joshumicë (Gjakovë);
11:00 – Thyerja e heshtjes: Fuqizimi i Zërave nga Italia dhe Kosova kundër dhunës ndaj grave (Ambasada e Italisë);
11:00 – Pikturimi i transformatorëve me ngjyrë portokalli (rruga “Karl Gega”, Prishtinë);
14:30 – Lansimi i 1 milion shishe uji me logon “Sot dhe Çdo Ditë Tjetër” (Ministria e Drejtësisë);
15:00 – Lansimi i pullës postare “Sot dhe Çdo Ditë Tjetër” (ZKM P32).