Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sipas kalendarit, sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Të enjten në këtë proces dëshmitari i 106-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar e ka përfunduar dëshminë e tij.
E gjithë dëshmia e tij u dëgjua në sesion privat për publikun. Megjithatë u bë e ditur që ai ishte i pranishëm në sallë përmes videolidhjes.