Paris Hilton thotë se nuk ka bërë asnjëherë ndërhyrje estetike
Paris Hilton ka deklaruar gjatë paraqitjes së saj në “Zach Sang Show” se nuk i është nënshtruar asnjëherë asnjë procedure estetike.
“Jam krenare që jam krejtësisht natyrale. Qëndrova larg diellit. Asnjëherë nuk kam bërë botox apo asnjë lloj operacioni”, tha modelja dhe sipërmarrësja 43-vjeçare.
Ajo shtoi se nëna e saj e ka mësuar se si të kujdeset për lëkurën që në fëmijëri.
“Kur isha tetë vjeçe, nëna ime më tha: “Paris, qëndro larg diellit”.
Paris zbuloi se ka një qendër spa në shtëpinë e saj që përfshin trajtime të ndryshme të fytyrës, terapi me akull dhe terapi me dritë LED, pra një trajtim joinvaziv për përtëritje të lëkurës.
Duke përshpejtuar procesin e rigjenerimit të lëkurës, zvogëlohen shenjat e dëmtimit të diellit, akneve, inflamacioneve apo edhe gjendjeve më të rënda si ekzema, psoriasis, dermatiti dhe rosacea.
Spa ka gjithashtu një dhomë hiperbarike që përdoret për terapi me oksigjen, e cila mund të shërojë indet e dëmtuara.