Bedri Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të rinjtë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza është takuar me futbollistin shqiptar, Granit Xhakën.
Përmes një videoje të postuar nga Hamza në faqen e tij në Facebook, kandidati për kryeministër flet vetëm fjalë të mira për yllin e futbollit si punëtor, modest, kampion e shembull për të rinjtë e Kosovës.
“Një takim i veçantë me Granit Xhakën. Punëtor, modest dhe kampion. Shembull i shkëlqyer i asaj që të rinjtë tanë mund të arrijnë në arenën ndërkombëtare, nëse kanë mbështetjen e duhur. Unë do të punoj që çdo i ri të mund ta realizojë potencialin e tij edhe në Kosovë”, ka shkruar Hamza në Facebook. /Zëri