S’ka fitues në derbi, Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikë
Derbi i xhiros së 14-të në Albi Mall Superligë nuk ka sjellur fitues.
Prishtina dhe Ballkani nuk kanë mundur të marrim më shumë se një pike në duelin e zhvilluar në mbrëmjen e sontme (e diel).
Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultat 1-1.
Fillimisht në epërsi kaloi Ballkani përmes Bleart Tolajt në minutën e 32-të, ndërsa Prishtina barazoi në minutën e 61-të falë golit të Leotrim Kryeziut
Më pas, gjatë minutës së 75-të, Ballkani arrin sërish të shënojë, mirëpo goli u anulu pasi ishte pozitë jashtë loje.
Kësisoj, deri në fund nuk pati më gola dhe ndeshja u mbyll me rezultat përfundimtar 1-1.
Me këtë barazim, Prishtina mbetet e katërta me 22 pikë të grumbulluara, ndërsa Ballkani i dyti me 26 sosh. /Zëri