Anëtarët e Brigadës “Mërgimi” bënë homazhe te varri i Adem Llaushës dhe vizituan familjen për ngushëllime [foto+video]

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Adem Llausha, ka ndërruar jetë të dielën e kaluar (17 nëntor), pas plagëve të marra gjatë aksidentit të 5 nëntorit, ku vetura në të cilën ishte ai, ishte goditur për vdekje nga një veturë e Policisë së Kosovës.

Ish-ushtari i UÇK-së, Adem Llausha kishte shërbyer në Brigadën “Mërgimi”, ku sot bashkëluftëtarët bën homazhe tek varri i tij në varrezat e qytetit të Vushtrrisë, shkruan Zeri.info.

 

 

Pas homazheve, anëtarët e Brigadës “Mërgimi”, vizituan familjen Llausha për ngushëllime.

Anëtarët e tjerë të kësaj Brigade, kujtuan me mall dhe krenari Ademin, ku edhe treguan se sa shumë ishte i përkushtuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. 

KËTU mund të shikoni videon e vizitës së anëtarëve të Brigadës “Mërgimi” te familja e Adem Llaushës. /Zëri