Anëtarët e Brigadës “Mërgimi” bën homazhe te varri i Adem Llaushës dhe viziton familjen për ngushëllime [foto+video]
Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Adem Llausha, ka ndërruar jetë të dielën e kaluar (17 nëntor), pas plagëve të marra gjatë aksidentit të 5 nëntorit, ku vetura në të cilën ishte ai, ishte goditur për vdekje nga një veturë e Policisë së Kosovës.
Ish-ushtari i UÇK-së, Adem Llausha kishte shërbyer në Brigadën “Mërgimi”, ku sot bashkëluftëtarët bën homazhe tek varri i tij në varrezat e qytetit të Vushtrrisë, shkruan Zeri.info.
Pas homazheve, ata vizituan edhe familjen Llausha për ngushëllime.
Anëtarët e tjerë të kësaj Brigade, kujtuan me mall dhe krenari Ademin, ku edhe treguan se sa shumë ishte i përkushtuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. /Zëri