Liverpooli fiton në udhëtim te Southamptoni

Liverpooli ka arritur të fitojë në udhëtim te Southamptoni në kuadër të xhiros së 12-të në Premierligë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “St. Mary's”, përfundoi me rezultat 2-3.

Golat për Liverpoolin i shënuan Szoboszlai (30’) dhe dy Salah (65’, 83’), kurse për Southamptonin realizuan Armstrong (42’) dhe Fernandes (56’).

Me këtë fitore, Liverpooli vazhdon në krye të tabelës me 31 pikë, ndërsa Southamptoni mbetet i fundit me katër sosh. /Zëri