“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Kreu i qeverisë shqiptare është pritur me thirrjet; Rama ik! Deri kur..! edhe brenda sallës ku po zhvillohet takimi me bashkatdhetarët në turin e diasporës, ku ai kërkon mbështetjen e shqiptarëve për zgjedhjet e vitit 2025.

Brenda sallës pati protestues me parrulla në duar; Deri kur..! të cilët u nxorën jashtë nga forcat e sigurisë.

Fjalën e tij kryeministri Rama e nisi duke kërkuar ndjesë për protestuesit para sallës ku po mbahet takimi dhe tha se kjo ndasi e vjetër është drejt fundit. Ai akuzoi Partinë Demokratike se nxit të tilla akte antishqiptare në tokë të huaj.

“Ndjesë për një grusht të verbërish atje te dera që të verbrit në Tiranë kishin marrë me vete librin e shtëpisë sonë dhe bërtisnin aty përballë. Megjithatë me keqardhje, por pa asnjë dyshim me vetëdijen që edhe ata janë pjesë e familjes sonë të madhe unë kam besim se kjo ndasi e vjetër është drejt fundit të saj. Këtu erdhi për takim partia tjetër që nxit të tilla akte antishqiptare në tokë të huaj dhe kishin çuar një ftes për ambasadorin tonë se ishte i gatshëm të shkonte në takim pastaj ata nuk u bënë më të gjallë”./a2cnn