Del Piero, kandidat potencial për të qenë në krye të Federatës italiane
Raportimet në Itali thonë se legjenda e Italisë dhe Juventusit, Alessandro Del Piero është një kandidat i mundshëm për të qenë në krye të Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC).
Ish-sulmuesi i Juventusit, i cili është kampion bote me Italinë më 2006, mund të jetë njëri ndër kandidatët e mundshëm për zgjedhjet e ardhshme për kryetar të FIGC.
Dita e zgjedhjeve është më 3 shkurt 2025, derisa ende nuk dihet nëse kryetari aktual, Gabriele Gravina do të tentojë të kandidojë prapë.
Del Piero po konsiderohet nga klubet si një “emër i fortë” për të kandiduar për këtë pozitë.
Një raportim tjetër nga “Cronache di Spogliatoio” thotë se Del Piero mund ta konfirmojë kandidaturën e tij javën e ardhshme, më saktësisht të mërkurën.
Parlamenti i FIGC përfshin klube nga Serie A, Serie B, Lega Pro dhe Lega Nazionale Diletantti, përfshirë edhe 52 futbollistë, 26 trajnerë dhe nëntë përfaqësues të gjyqtarëve.
Janë 276 delegatë dhe kryetari i ri zgjidhet me 50% të votave plus një votë.