Çka do të përfitojnë bizneset nga arkat digjitale?

Arkat fiskale së shpejti pritet të zëvendësohen me ato digjitale. Kjo është mirëpritur nga gastronomet në Kosovë, pas do të krijoj lehtësira për formalizmi e bizneseve. Por nga Aleanca Kosovare e Bizneseve kërkojnë që qytetarët të shpërblehen për kuponët fiskal që marrin.

Për çdo pije e ushqim që porositin, bashkë me to qytetarëve iu vjen edhe një kupon fiskal.

Por së shpejti mënyra e lëshimit të këtyre kuponëve nga arka fiskale do të ndryshojë.

Bizneseve do të mjaftojë një kompjuter dhe një printer termik për të lëshuar kupon i cili do të jetë i digjitalizuar.

Këtë, ditë me parë e lançoi ministri i financave, Hekuran Murati i cili u shpreh se arka digjitale do të mundësojnë kosto shumë më të lirë të operimit për bizneset.

E këtë e kanë mirëpritur edhe nga Shoqata e Gastronomeve të Kosovës.

“Çdo që vijnë lehtësira për mu formalizu bizneset për me qenë në kontroll është e mirëseardhur, kjo ndikon edhe mu punësim edhe në zhvillim ekonomik edhe në anën financiar të shtetit benificionet e veta por gjithmonë nëse njëjtë kohë kthehet nga shteti për lehtësira në produkte bazë”, tha Veton Zuka nga Shoqata e Gastronomëve.

Por nga Aleanca Kosovare e Bizneseve kanë kritikuar Qeverinë për këtë formë të digjitalizimit të kuponëve.

“Mos të i pasivizon operatoret ekonomik të cilët tashme kanë blerë pajisje dhe janë pajisur dhe me materiale fiskale dhe me ketë rast të digjitalizimit ato do të jenë jashtë funksionit dhe nuk do të kenë mundësi të i shesin”, tha Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve.

Ata kërkojnë që qeveria të krijojë politika për vetëdijesimin e qytetarëve për të marr kuponët fiskal.

“Në këtë mënyrë po tenton që të presion punën që të mbledh taksa me shumë por qeveria duhet që të arrij një efekt tjetër me të madh tek ndërgjegjësimi i qytetarëve për të marrë kuponin fiskal. Duhet të kthehet një metodë që është praktikuar deri ne vitin 2017, ku bizneset ka qenë të detyruar të japin kuponin fiskal ndërsa qytetarët nga mbledhja e kuponëve fiskal kanë përfituar 10%”, tha Shahini për Teve1.

Ndërkohë, sipas ministrit Murati, sistemi i ri gjithashtu mundëson komunikimin edhe me aplikacion që skanon QR kodin e secilit kupon fiskal, duke hapur rrugë për skema të ndryshme nxitëse që shpërblejnë qytetarët të cilët marrin kuponin fiskal.