Fisnik Asllani vazhdon me formë të lartë, shënon përsëri për Elversbergun

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani ka shënuar gol në fitoren e ekipit të tij Elversberg ndaj Fortuna Dusseldorf të shtunën pasdite.

Elversberg ka shënuar fitore në udhëtim te Fortuna Düsseldorf me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Bundesliga 2.

Goli i parë në këtë ndeshje për Elversberg erdhi në minutën e 58-të të ndeshjes me anë të sulmuesit kosovar, Fisnik Asllani.

Ky ishte goli i tetë për Asllanin këtë sezon teksa ka edhe katër asistime.

Me këtë fitore, Elversberg e sheh veten në pozitën e tretë me 22 pikë. /Telegrafi/