Malisheva mposht me rezultat të ngushtë Dukagjinin, Gjilani fiton bindshëm ndaj Feronikelit ‘74
Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës së Kosovës, të vlefshme për xhiron e 14-të.
Malisheva ka arritur të fitojë me rezultat të ngushtë ndaj Dukagjinit.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj” përfundoi me rezultat 2-1.
Golat për skuadrën vendase arritën t’i shënojnë Drilon Hazrollaj në minutën e 19-të dhe Laurent Xhylani (56’), kurse për atë mysafire e realizoi Solomon (44’).
Malisheva e sheh vetën në pozitën e tretë me 25 pikë, kurse Dukagjini mbetet i shtati me 17 sosh.
Fitore ka shënuar edhe Gjilani në udhëtim te Feronikeli ’74 me rezultat 3-0.
Golat u shënuan nga Senad Jaroviq (10’) dhe Oltion Bilalli (21’) dhe Edi Basa (62’).
Me këtë fitore, Gjilani është i gjashti me 17 pikë, kurse Feronikeli ’74 i fundit me tre sosh. /Zëri