Hoti për Xhemail Mustafën: Vrasja e tij ishte sulm ndaj lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka përkujtuar ish-zyrtarit të LDK-së, Xhemail Mustafa, i cili është vrarë para 24 vitesh.

Ai ka vlerësuar se vrasja e Mustafës ishte sulm ndaj lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, se veprat e tij nuk do të harrohet kurrë.

“Në përvjetorin e tij të 24-të e kujtojmë veprimtarin, intelektualin dhe bashkëpunëtorin e Presidentit Rugova, z. Xhemail Mustafa. Vrasja e tij ishte sulm ndaj lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Veprat e tij nuk do të harrohen ndërsa kujtimi për të do të mbetet i përhershëm. Lavdi!”, ka shkruar Hoti.