Pjesët e para: Malisheva – Dukagjini baras, Gjilani po fiton ndaj Feronikelit ‘74
Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës të vlefshme për xhiron e 14-të.
Malisheva dhe Dukagjini janë duke luajtur baras 1-1. Golin për skuadrën vendase arriti ta shënojë Drilon Hazrollaj në minutën e 19-të, kurse për atë mysafire e realizoi Solomon (44’).
Në avantazh është edhe Gjilani ndaj Feronikelit ’74 me rezultat komod 2-0.
Golat u shënuan nga Senad Jaroviq (10’) dhe Oltion Bilalli (21’). /Zëri