Tre tifozë janë arrestuar pas thirrjeve raciste gjatë “El Clasicos”
Para katër javësh, Barcelona e ‘poshtëroi’ Real Madridin në shtëpinë e tij, duke fituar 4-0 në “Santiago Bernabeu”.
Megjithatë, gjatë ndeshjes tre lojtarë të Barcelonës, Lamine Yamal, Raphinha dhe Ansu Fati ishin shënjestruar nga thirrjet raciste.
Real Madridi ende nuk është dënuar nga Komisioni Anti-Dhunë, por autoritetet përkatëse nuk kanë ndenjur duarkryq.
Sipas “El Partidazo de COPE”, Policia Kombëtare ka arrestuar tre tifozë, të cilët besohet se kanë bërë thirrje “ksenofobe dhe raciste, madje edhe gjeste majmunësh”.