Formacionet zyrtare: Malisheva - Dukagjini dhe Feronikeli ‘74 - Gjilani
Malisheva dhe Dukagjini kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Malishevasit janë nikoqir të klinasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Liman Gegaj’ me fillim nga ora 13:00.
Ekipi i Bekim Isufit vjen në këtë ndeshje pas humbjes nga Ballkani dhe synon t’i kthehet sa më shpejt fitores për të qëndruar në hap me dy vendet e para.
Në anën tjetër, ekipi i Ismet Munishit është në formë të lartë pa humbje në pesë ndeshjet e fundit dhe pas dy fitoreve radhazi së fundmi dëshiron edhe të treten për t’u ngjitur edhe më shumë në tabelë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Malisheva: Velii; Pira, Prekazi, Xhaka, Veliu; Ndjigi, Limaj, Brruti; Xhylani, Aliu, Hazrollaj.
Dukagjini: Muhaxhiri; Pllana, Syla, Basri, Bardhoku; Xhemajli, Pefqeli, Khomutov; Elezaj, Solomon, Mërlaku.
Feronikeli ’74 dhe Gjilani po ashtu kanë publikuar formacionet zyrtare.
Drenicasit janë nikoqir të gjilanasve në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” me fillim nga ora 13:00.
Vendasit e trajnerit Giovanni Colella nuk dinë për fitore deri tani këtë sezon dhe pas dy humbje radhazi së fundmi, synojnë së paku rezultat pozitiv nga ky takim në shtëpi.
Në anën tjetër, ekipi i Ardian Nuhiut vjen nga një formë prej tri ndeshje pa fitore dhe synon t’i kthehet fitores për t’i ikur pozitës së barazhit.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Feronikeli ’74: Borsellini; Zekolli, Bruqi, Halili, Janku; Shabani, Karagkounis; Sahiri, Zumberi, Hyseni; Shillova.
Gjilani: Haxhihamza; Thaqi, Ramadani, Roganovic, Ibrahimi; Shabani, Rrahmani; Bilalli, Prapashtica, Basa; Jaroviq.