Me dronë e fara, Prishtina lufton shpyllëzimin

Tri fusha futbolli. Kaq hapësirë pyjore humb Kosova çdo ditë, sipas të dhënave të organizatës Sustainability Leadership Kosova (SLK).

Të nxitur nga trendi i shpyllëzimit dhe frika se Kosova do të mbetet pa pyje të shëndetshme, SLK-ja ka mbledhur të rinj për ta luftuar këtë fenomen përmes mbjelljes së farave në Prishtinë.