Turisti amerikan vjen në Kosovë, habitet nga ajo që sheh në dhomën e hotelit

Një turistë amerikan ka vizituar këto ditë Kosovën, ndërsa ka rezervuar një dhomë në një prej hoteleve, të cilin sipas tij, i kanë thënë se është “më i bukuri”.

Ai është habitur kur ka hyrë në dhomën e hotelit dhe ka parë se tualeti ishte në dush, shkruan Zeri.info.

“Ky konsiderohej të ishte hoteli "më i bukur", ka shkruar ai në rrjetet sociale.

“Hoteli ynë në Kosovë. Po, tualeti ishte në dush. Plus, ky konsiderohej të ishte hoteli "më i bukur". Duhet të mbani mend të hiqni letrën higjienike përpara se të bëni dush, ka shkruar turisti amerikan, transmeton Zeri.info.

Ai ka thënë se ka udhëtuar në shumë vende dhe ka parë edhe gjëra tjera të çuditshme, por jo tualetin në dush.

“Disa nga dhomat e tjera kishin një hapësirë të vogël dushi me një ndarës pranë tualetit. Ky është thjesht një dizajn i keq”, ka shkruar turisti i cili ka marrë një lum reagimesh, ku shumica prej tyre ishin me përgjigje qesharake për mënyrën se si tualeti ishte vendosur në dush. /Zëri