Policia gjen dy AK-47, një pushkë, dy granata dhe 115 fishekë në një shtëpi në Zveçan

Një person është arrestuar të premten në fshatin Grabovc të Zveçanit.

Policia ka njoftuar se në shtëpinë tij, ka sekuestruar dy armë zjarri AK-47, një pushkë M48, 115 fishekë, tre karikatorë, dy granatë dore dhe një leje e armës e skeduara, transmeton Zeri.info.

“Fsh. Grabovc, Zveqan 22.11.2024 – 12:48. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri AK-47, një pushkë M48, 115 fishekë, tre karikatorë, dy granatë dore dhe një leje e armës e skaduara. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri