Theret me thikë i mituri në Skenderaj, dërgohet në QKUK
Një i mitur është therur me thikë të premten në Skenderaj.
Kështu ka bërë të ditur Policia përmes raportit 24-orësh, ku thuhet se, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që ishte i therur me thikë nga një i dyshuari po ashtu i mitur, i cili është arrestuar.
“Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Ndërsa i dyshuari pas tretmanit mjekësor është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri