Arrestohen tre të dyshuar për dhunim

Policia e Kosovës ka arrestuar dje tre të dyshuar për dhunim ndaj një femre që kishte ndodhur më 18 nëntor.

Sipas Policisë, njëri nga të arrestuarit është i mitur dhe i njëjti është liruar, ndërsa dy të tjerët janë dërguar në mbajtje, transmeton Zeri.info.

“Gjakovë dhe Rahovec 18.11.2024 – 21:00. Lidhur me rastin më 22.11.2024, është arrit të identifikohen dhe të arrestohen dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të shoqërohet një i mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari i mitur është liruar, ndërsa dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri