Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të “pajtohen” për hatër të fëmijëve
Spektakli i së premtes në Big Brother VIP Kosova solli një moment të papritur dhe emocional, kur ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit, Atilla Kardesh, e surprizoi me një darkë speciale. Ky takim, që zuri vend në shtëpinë më të famshme në Kosovë, erdhi pas një periudhe të gjatë konfliktesh publike mes tyre.
Drenusha dhe Atilla, dikur një çift i njohur në mediat rozë, kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të akuzave të ndërsjella për dhunë dhe presion, që çuan në ndarjen e tyre të bujshme. Megjithatë, në këtë takim të rrallë, ata treguan se marrëdhënia mes tyre ka hyrë në një fazë të re, më të qetë dhe të sinqertë, për hir të dy fëmijëve të tyre.
Darkën e shoqëroi një bisedë emocionale mes ish-partnerëve, ku të dy pranuan gabimet e së kaluarës dhe u shprehën të vendosur për të krijuar një klimë pozitive për fëmijët. Atrilla tha se kishte ardhur për të treguar mbështetjen e tij ndaj Drenushës dhe për t’i dhënë fund ndarjeve të thella që i kishin karakterizuar vitet e fundit.
“Nuk jemi këtu për t’u ribashkuar si çift, por si prindër që duan të bëjnë më të mirën për fëmijët e tyre”, tha ai.
Drenusha, e cila nuk i fshehu emocionet, falënderoi Atrillën për gjestin dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të tyre si prindër.
Momenti preku shumë shikues, të cilët e vlerësuan si një hap pozitiv drejt pajtimit dhe përmirësimit të marrëdhënieve mes ish-partnerëve. Në rrjetet sociale, ndjekësit shprehën mbështetjen për këtë qasje të re dhe uruan që marrëdhënia e tyre të shërbejë si shembull i zgjidhjes së konflikteve në mënyrë të pjekur.
Ky moment i papritur i dha spektaklit një dimension më të thellë, duke treguar se Big Brother VIP Kosova nuk është vetëm një arenë lojërash dhe debatimesh, por edhe një hapësirë për reflektime personale dhe pajtime njerëzore. /telegrafi