Aksident i rëndë trafiku mes dy veturave në rrugën Veternik – Bresje, një i lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Veternik-Bresje.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës Bajram Krasniqi, tha se në aksident janë përfshirë dy automjete, derisa  një person ka pësuar lëndime.

“Rreth orës 18:50, Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në pjesën e autostradës Veternik-Bresje. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Krasniqi. /Zëri