Liban: Sulmohet baza ushtarake, plagosen katër ushtarë italianë

Katër ushtarë italianë janë plagosur në Liban, pas një sulmi në një bazë të misionit të Kombeve të Bashkuara.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka shprehu indinjatën e saj për sulmin dhe ka bërë thirrje që të garantohet siguria e ushtarëve në misionit të OKB në Liban.

Ndërkohë ministri i Jashtëm italian, Antionio Tajani tha se përgjegjës për sulmin mund të jetë Hezbollah.

Italia ka qenë prej kohësh një kontribuuese e madhe në operacionin shumëkombësh duke siguruar më shumë se 1,000 ushtarë. /abcnews