Policia gjen armë në një shtëpi në Zveçan, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës përmes njoftimit ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme pas pranimit të një informate mbi dyshimet për armë dhe municion, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme ku është kryer një kontroll në fshatin Grabovc të Zveçanit, gjegjësisht në një shtëpi dhe në një objekt përcjellës të saj.

Sipas PK-së bëhet e ditur se gjatë kontrolli janë gjetur armë, municion dhe mjete shpërthyese, raporton Zeri.info.

Dëshmitë të cilat janë gjetur dhe janë konfiskuar janë:

dy mjete shpërthyese (granata dore) M-52,

dy armë AK-47,

një pushkë M-48 (karabinë)

86 copë fishekë të armës AK-47,

35 copë fishekë të armës M-48,

3 karikatorë të armës AK-47

Nga Policia e Kosovës njoftojnë se lidhur me rastin është arrestuar një 56-vjeçar me inicialet D.R., i cili është shoqëruar në stacioni policor. I njëjti është intervistuar në prezencën avokatit mbrojtës dhe  me aktvendim të prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje për 48 orë.