Bislimi në Varshavë takoi ministrin për Bashkimin Evropian të Polonisë

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u mirëprit në Varshavë nga ministri për Bashkimin Evropian të Polonisë, Adam Szëapka.

Fillimisht, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Polonisë ndaj Kosovës dhe veçanërisht procesit integrues të vendit tonë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor drejt integrimit evropian.

Më tej, ai e njohtoi ministrin Szëapka me progresin e vendit tonë në katër vitet e fundit, gjersa theksoi edhe qëllimin e Kosovës për avancim tutje në rrugëtimin e procesit integrues si dhe vlerësimin e merituar të aplikimit për anëtarësim në BE, përmes marrjes së pyetësorit dhe statusit të vendit kandidat.

Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se mirëpret Presidencën e ardhshme të Polonisë të Këshillit të BE-së, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe fuqizim të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe. /Zëri