Tronditet Parisi: Një person i armatosur hap zjarr në një dyqan “McDonald’s”, raportohet për viktima

Kryeqytetit i Francës, Parisi ë shtë  tronditur sot. Mediat e huaja raportojnë se një person i armatosur ka hapur zjarr brenda një dyqani McDonald’s, duke ekzekutuar një person.

“Një burrë rreth 60 vjeç, hyri në një dyqan McDonald’s në Paris, pranë Porte se Cligancourt këtë të premte dhe qëlloi me disa plumba një person. Për pasojë, personi ende i paidentifikuar humbi jetën”, njofton policia.

Mediat vendase kanë shpërndarë pamje nga vendi i ngjarjes.

Policia ka rrethuar zonën dhe po heton për rrethanat e krimit. /abcnews