Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar mallra të padeklaruara në katër raste të ndryshme, me një vlerë totale prej rreth 15.000 eurove në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” gjatë javës.
“Dy raste të pajisjeve teknologjike, duke përfshirë telefona celularë dhe aksesorë elektronikë. Derisa raste të tjera me medikamente të ndryshme, të cilat nuk janë deklaruar sipas procedurave doganore”, thuhet në njoftim.
“Të gjitha produktet janë sekuestruar, derisa palët janë në procedura kundërvajtëse”, thuhet në njoftim.