Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë [video]
Banorja e këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, Lejla, ka treguar për situatën e sikletshme të cilën e pati së fundmi me Burimin.
E njëjta pohoi se ai ka tentuar ta puthë në buzë.
Gjatë një bisede e sipër me banorët e tjerë prezentë, ajo tregoi se çfarë kishte ndodhur.
“Jom afru, kesh në kuzhinë edhe mu fsheha për me e tut Burimin, edhe ai hini edhe unë e tuta, kur e tuta ma bani kështu përqafem edhe unë iu afrova edhe e përqafsha edhe unë dojsha me e leshu, po ai s’më lëshojke edhe ja nisi mem puthë në faqe dy tri herë, herën e tretë ka tentu mem puthë në buzë. Edhe unë veç mbeta”, u thoshte Lejla atyre.
“Kom mbet pa fjalë edhe i kam thënë hera e parë edhe e fundit”.
Edi më pas e ngacmoi duke i thënë se ajo vetë ishte “fajtore”. /telegrafi