11-vjeçari vozit Lamborghini në Prizren, policia konfiskon veturën luksoze

Dje rreth orës 16:05, gjatë patrullimit, policia në fshatin Zhur ka hasur në një automjet pa targa.

Ngasësi i automjetit ishte një i mitur 11-vjeçar, ndërsa me atë si pasagjer ishte babai i tij, transmeton Zeri.info.

“Automjetin të cilin drejtonte i mituri ishte i modelit Lamborghini, pa tabela të regjistrimit, poseduesi i mjetit nuk ka arritur të prezantojë fizikisht asnjë dokument mbi pronësinë e mjetit”.

“Nga policët në detyrë, prindit të ngasësit i është shqiptuar një gjobë - vendim për kundërvajtje dhe automjeti është konfiskuar. I njëjti është dërguar në stacionin policor të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri