Hamza në Rahovec: Ne jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë dhe gjithë Kosovës
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim të madh edhe me qytetarët e Rahovecit.
Hamza ka thënë se vreshtarët, verëtarët dhe gjithë qytetarët e Rahovecit e dinë kë e kishin krah pune e kush u ka ndihmuar sa herë që kanë pasur nevojë.
“Entuziazëm gjithandej nëpër Kosovë. Besim kudo në mesin e qytetarëve. Këto i pashë edhe në Rahovec, në mesin e këtyre punëtorëve të mëdhenj e patriotëve të dëshmuar. Rahoveci po u bashkohet përpjekjeve tona për ta bërë Kosovën më të mirë. Vreshtarët, verëtarët dhe gjithë qytetarët e Rahovecit e dinë kë e kishin krah pune e kush u ka ndihmuar sa herë që kanë pasur nevojë. Ata e dinë që ne jemi adresa e zgjidhjes së problemeve të tyre. Ne jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, ekonomisë dhe zhvillimit të Kosovës. #MaMirë për Rahovecin. #MaMirë për Kosovën”, shkroi Hamza.