Kurti shkon në Mamushë, përuron Qendrën e re të Mjekësisë Familjare

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, sot do të vizitojnë komunën e Mamushës.

Arsyeja e vizitës është përurimin i Qendrës së re të Mjekësisë Familjare atje, transmeton Zeri.info.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi për media.

Ngjarja pritet të nisë në orën 12:30. /Zëri