Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Sot është Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

E urim dha kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Alfabeti u njësua gjatë Kongresit të Manastirit, i njohur ndryshe edhe si Kongresi i Alfabetit.

Mes datave 14 nëntor – 22 nëntor 1908 është mbajtur një konferencë akademike në qytetin e Manastirit për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe.

22 nëntori në Shqipëri është festë kombëtare, vendim ky që u mor më 11 janar të këtij viti.