Gruaja më e votuar në Komunën e Obiliqit zyrtarizon kandidaturën për deputete
Lidhja Demokratike e Kosovës sonte ka mbajtur ‘Turneun e Ndryshimit’ në Obiliq.
Aty nënkryetarja e Degës së LDK-së në Obiliq, Linda Bekteshi e ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për deputete nga kjo parti në zgjedhjet e 9 shkurti.
Përveç Bekteshit, kandidat për deputet nga Obiliqi do të jetë edhe kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi.
Në një video të publikuar nga momenti i prezantimit të saj nga Abdixhiku, dëgjohen ovacionet e shumta të përkrahësve të LDK-së për Bekteshin, e cila është gruaja më e votuar në Komunën e Obiliqit.